Sulmet e Ilir Metës/ Yuri Kim sapo kthehet nga Amerika, tjetër mesazh për Drejtësinë: SPAK...

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim publikoi një foto me kreun e SPAK, Arben Kraja, të cilit i ka dal në krah pas akuzave të forta që bëri ndaj tij Ilir Meta. Kim shkruan se sapo është kthyer nga një vizite në SHBA, vizite e cila sipas saj do të forcojë bashkëpunimin e Shqipërisë dhe SHBA-së në luftën kundër korrupsionit.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish kreun e SPAK-ut, Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Ky është qëndrimi i dytë i Yuri Kim në mbështetje të Arben Krajës, reagime trë cilat erdhen fill pasi Meta e quajti Krajën “spurdhjaku” i partisë.