Ministrja Buzhaqi nuk lë gjë pa i thënë Ilir Metës: Mbetje e paftyrë, nga floriri i zhdukur tek...

Ministrja Bora Muzhaqi i është përgjigjur Ilir Metës, pas akuzave të këtij të fundit në kampingun veror të Jalës. Buzhaqi bën një paralelizëm ku njëra kokë e shqiponjës lartëson emrin e kombit dhe tjera shfryn vrerë.
"Kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë. Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje", vijon Muzhaqi ndër të tjera. 

"Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë”, shkruan Muzhaqi.