Vetëm pak minuta pas deklaratës së fortë të Evi Kokalarit kundër Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës.
Teksa ka shpërndarë postimin e Kokalarit, Balla nuk mban dot të qeshurën dhe i drejtohet Berishës duke i thënë se dhe ajo e shpalli “non-grata”. 

"Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali!”, shkruan Balla krah postimit të cilin e ka shoqëruar me disa “emoji” me të qeshur. Aktivistja ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” shpërtheu ndaj Berishës duke i thënë: “Turp të të vijë”, pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD.