Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas sulmeve të aktivistes Evi Kokalari ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe disa eksponentëve të së djathtës të cilët sipas saj manipuluan zgjedhjet në FRPD.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kulluri kalon përtej imagjinatës dhe e cilëson Kokalarin si të blerë nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të sabotojë revolucionin e tetorit. Sipas demokratit të “flaktë”, Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin e Partisë Demokratike. 

"Të dashur demokratë! Rama do bëjë të pamundurën të blejë këdo brenda PD për të sabotuar revolucionin e tetorit! Ndaj shtrëngoni radhët dhe ruani gadishmërinë! Rregjimi i ka oret e numëruara! Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin tonë!”, shkruan Kulluri.