Sadik Malushaj është një emigrant shqiptar që ka emigruar në Kanada para 35 vitesh. Ai ka bërë punë nga më të ndryshmet, derisa vendosi të hapë fermën e tij, ku kultivon fruta dhe perime.
Sadiku tregoi se si e mori vendimin për ta hapur fermën me emrin “Little Illyria Farms” dhe sesi ka punësuar edhe dy djemtë e tij, të cilët kanë mbaruar studimet në Toronto. 

“Unë kam 35 vite që jetoj në Kanada, kishte edhe shqiptarë të tjerë që jetojnë këtu. Unë kam punuar në Kanada çdo gjë, në ndërtim, bukëpjekës, edhe që nga 1997 fillova të punoja në zyrë për sigurimet shëndetësore. Që nga ai moment nuk e ktheva shpinën mbrapa, por kompania ishte me partneritet italian dhe në një moment na nxorën nga puna. Erdhi momenti që të mbijetojmë dhe blemë fermën. I mësova djemve që të punojnë. Ata kanë kryer universitetin në Toronto, por punë është vështirë të gjesh edhe në Kanada ndonëse ke mbaruar universitetin, ndryshe nga vendet skandinave. Ata kanë mësuar si të jetojnë sepse kanë fermën e vetë, kanë grurin, kanë gjithçka”, zbuloi ai.