Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka dhënë lajmin fantastik e cila forcon edhe më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe dy popujve shqiptarë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se nga sot deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti. 

"🇦🇱Jena Një🇽🇰 Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti😍🤝❤️ Të Bashkuar Jo Të Ndarë", shkruan Rama.