Pasi e kaloi gjithë pasditen e djeshme duke hedhur akuza për SPAK dhe Arben Krajën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vendosur t’ia marrë këngës e valles në Jalë me të rinjtë.
Meta duket teksa kërcen me të rinjtë në një video të publikuar në Instagram me këngën e 'Sorkadhes' i lumtur. I pa shqetësuar fare në lidhje me hetimet që nisi SPAK ditën e sotme për të, Meta ka zgjedhur që mbrëmjet t’i kalojë pranë të rinjve në kampin që Partia e Lirisë ka hapur në Jalë. 

"Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre”, shkruan Meta i cili hedh vallen me simpatizantët e partisë së tij.