Qeveria Rama merr vendim/ Shtyhet për 6 muaj të tjerë afati për qëndrimin në Shqipëri të...

Afganët që erdhën në Shqipëri, një vit më parë kur talebanët morën pushtetin, do të qëndrojnë në vendin tonë edhe 6 muaj të tjerë.

Ky është vendimi që është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ky vendim, është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. 

"Me përfundimin e afatit të përcaktuar të këtij vendimi, shtetasit afganë që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë”, thuhet në vendimin e Qeverisë Rama.