Gazeta austriake i nxori "aferën 700 mijë dollarë", Meta: Ndërrova mendje, nuk do i padis sepse...

Ilir Meta thotë se kishte hequr dorë nga padia për revistën austriake ‘Kronen Zeitung’ që e kishte akuzuar për lobim dhe korrupsion për arsye ekonomike.
Në një intervistë për Euronesws Albania, Meta tregoi se kompani që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri, e kishin sugjeruar të hiqte dorë pasi shpërblimi do të ishte shumë modest ndërsa shpenzimet kolosale. 

"Kjo gjë m’u vlerësua e panevojshme nga kompanitë që merren me çështjet e shpifjeve të mediave në Austri. Gjyqi ishte i fituar, por sipas ligjeve austriake dëmshpërblimi do ishte modest, ndërkohë shpenzimet e gjyqit që mund të zgjaste pa fund, ishin shumë të mëdha. 300 euro ora për një studio ligjore. Ato që ka shkruar gazeta janë shpifje, nuk kemi ndërmend të harxhomë energji të kota", tha Meta. Media austriake akuzonte Ilir Metën se kishte paguar 700 mijë dollarë për lobime në SHBA