Qeveria merr vendimin/ Ministrja Balluku: Edhe 3 muaj kompesim nafte për këtë kategori...

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku informoi sot për vendimin e Qeverisë për paketën e kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas e cila do të vijojë dhe për 3 muaj të tjerë.
Sipas Ballukut nga kjo paketë përfitojnë të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik, të cilët nuk do të kenë rritje të biletës. 

"Sot ka qenë mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve verore. Marrim vendim për të kompensuar shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës anti-krizë. Ne kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha shoqëritë e transportit që ofrojnë transport publik. Paketa e muajit prill është konsumuar dhe tërhequr nga kompanitë rreth 60% e fondit. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vazhdojë dhe të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor”, tha ministrja Balluku.