Kryeministri Edi Rama e vlerësoi lart figurën e Luiza Gegës në ceremoninë e nderimit të saj në ambientet e Kryeministrisë, pas shpalljes së saj kampione Europe.
Ndërkohë që kishte dhe një përgjigje për ata që i quajti cinikë dhe “talljetrapistët” të cilët sipas tij dhe në rastet e një suksesi si i Luizës “flasin për euro”. 

"Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë, para ca kohësh dikush thoshte që jemi të dytët pas Gjermanisë por sot këtu në këtë sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë. Nëse e shohim gjithë rrugëtimin e vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tan i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundmë sfilitje, gjaku, lotësh e djerse. Me këto katër fjalë, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Imazhin e një Shqipërie që ia del i dhuroi Luiza Shqipërisë, ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve”, tha Rama.