Po na pret një dimër i vështirë/ KESH ka një thirrje urgjente për qytetarët Shqiptarë: Duhet që...

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka një apel për qytetarët: Kursim të energjisë elektrike. Me anë të një postimi në mediat sociale, KESH u bën thirrje shqiptarëve të kursejnë sa më shumë pasi po na pret një dimër i vështirë, pasi “çdo vat i kursyer sot, është vat i fituar për muajt në vazhdim”.
"E vërteta është që çmimet e energjisë janë rritur shumë në tregjet ku ne importojmë. Shifrat e rritjes së çmimit janë shtatë herë më të larta se një vit më parë”. 

Sipas KESH, kjo bën që energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t’u blerë. Siç tashmë është bërë e ditur, çmimet e energjisë elektrike në Evropë janë rritur, për shkak të një kombinimi faktorësh, ku më së shumti ka ndikuar lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kufizimi i furnizimeve me gaz natyror.