14 maji i vitit të ardhshëm mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Burime të "Abcnews" bëjnë me dije se Partia Socialiste preferon datën e mësipërme, por pritet ende të ketë dakordësi mes palëve.
Ndërkohë, ditën e sotme Presidenti Bajram begaj është takuar me përfaqësues të forcave politike. Ai ka pritur deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, të grupit të Sali Berishës. Ndërkohë nesër në orën 18:00 pritet të ketë një takim me Enkelejd Alibeajn, ndërsa të enjten do të takohet me kreun e grupit socialist, Taulant Balla. 

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama takoi ditën e djeshme kreun e shtetit Bajram Begajn në kuadër të datës së zgjedhjeve lokale.