Rama pret në tapetin e kuq kryeministrin e Luksemburgut, mes tyre përqafime dhe...

Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Në pritjen e organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është zhvilluar ceremonia zyrtare ku dy liderat kane ecur mbi tapetin e kuq. Sapo ka dale nga makina Rama ka perqafuar me ngrohtësi kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel duke treguar edhe një herë miqësinë e tij me liderët europiane. 

Të dy bashkë kanë shkrepur edhe foton zyrtare ku nuk kanë munguar as buzëqeshjet mes tyre. Në orën 10:30 pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp