Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës, ku u ka dhënë një lajm të mirë peshkatarëve në Shqipëri të cilët do të përfitojnë një tjetër lehtësi.
Rama u shpreh se brenda kësaj jave do të vendoset një çmim tavan nafte për peshkatar, duke paralajmëruar furnitorët që nëse nuk i qëndrojnë vendimit do u sekuestrohen depozitat e naftës. 

"Prandaj kemi investuar për naftën pa taksa dhe kemi dhënë edhe një ndihmë ekstra për naftën për ju. Çështja e një loje të çmimit të naftës që bëhet këtu në Portin e Durrësit do të mbarojë. Do të vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët i detyruar. Do i shërbejnë këtyre peshkatarëve pa asnjë lëvizje. Nuk ka këtu vend për të bërë lodra dhe as për të nxjerrë fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do të lejojmë të ketë dallim mes një furnitori dhe një tjetri në Portin e Durrësit. Do e kenë të gjithë çmimin njësoj. Kjo do të bëhet brenda kësaj jave. Kush bën lëvizje nga ky detyrim do të detyrohet të dorëzojë depozitat”, u shpreh Rama.