Mediat pretenduan se janë qindra mijëra të dhëna për njerëz me rekorde kriminale, të dyshuar apo të hetuara më herët që janë hakëruar dhe janë hedhur për publikun.
Publikimi ka ndodhur ditën e djeshme nga “Homeland Justice”, të cilët pretendohet se kanë shtirë tashmë në duar të dhëna sensitive. Në databazën e hedhur dje janë të shënuar mbi 100 mijë emra, mes të cilëve gjenden emra vrasësish, personash që gjenden në burg për akte të rënda kriminale, të kërkuar, por, ajo që bie në sy në të gjithë atë mori të dhënash personale për shtetas shqiptar, janë emra deputetësh dhe ministrash. 

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore”! Rama tha se databaza nuk është pjesë e sistemit MEMEX të Policisë së Shtetit që ka informacion sensitiv, por është fotomontazh që përmban brenda edhe emrat e politikanëve dhe gazetarëve të njohur.