Në të njëjtën kohë që pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë dalë në protestë për të kërkuar ndër të tjera edhe rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nga Universiteti Bujqësor.
Kreu i Qeverisë ka thënë se pedagogët kanë shumë mundësi për të disa-fishuar pagën e tyre, kjo varet se sa dëshirë kanë që të punojnë. 

"Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje pagash në emër të të gjithë pedagogëve, ju them se nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi e as mësues 9 vjeçareje. Nuk jeni as mjekë e as infermirë në shërbimin shëndetësor publik. Nuk jeni as policë, as ushtarak e as nëpunës civilë. Nuk jeni as pensionistë jo e jo. Të gjithë këta marrin një pagë fiks. Ndërkohë, pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme midis mbështetjes së shtetit dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bën vetes rrogën edhe rrogën dyfish, trefish, edhe katër edhe pesë. Me fondet e tjera, janë fondet e vetëfinancimit, janë fondet europiane janë edhe fondet e universiteteve të tjera private. Por këtu ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht”, tha Rama.