Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pedagogëve të cilët ditën e sotme po protestojnë jashtë ambienteve të Universitetit Politeknik.
Teksa ishte duke folur në një aktivitet te Universiteti Bujqësore, Rama tha se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%. Më tej, kryeministri theksoi se pas kësaj rritje do të jenë vetë Universitetet ato të cilat do të kenë të drejtën të vendosin një tavan për pagat e stafit. 

"Pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme, midis mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bënë vetes rrogën edhe 2-fish, edhe 3-fish edhe 4-fish edhe 5-fish. Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeverisë, 7% rritje page, por universiteti do t’i njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vetë. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.