Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur pas mbledhjes së qeverisë se sot u vendos që paga e pedagogëve të rritet me 15 %. Më konkretisht, shpjegoi ajo, 7 për qind rritja do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve.
Po ashtu, ministrja theksoi se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE. 

“Pagat e pedagogëve do të rriten deri në 15%, 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% e pagës së pedagogëve të rritet nga vetë universiteti me bordet e administrimit. Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve. Mbështetja e qeverisë shqiptare nuk është vetëm rritja e pagave por ka shumë aspekte të tjera. Të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta që të rrisim perfomancën e universitetit si dhe të rriten fondet që mund të kërkojnë në BE. Mbështetja jonë për universitet do të jetë edhe më e madhe”, tha Kushi pas mbledhjes së qeverisë.