Vitin e ardhshëm akademik, të gjithë maturantët e Shqipërisë që do të konkurrojnë për degën "Mjekësi e Përgjithshme", përveç 3 testimeve të maturës, do t'i nënshtrohen edhe një tjetër provimi të automatizuar, siç bëhen provimet e licensave apo me portalet e mësuesve.
Qeveria Rama bën me dije se povimi do të bëhet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe do të jetë pilot në mënyrë që të testojë njohuritë që ka marrë nxënësi në tre vite. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se ky provim është zgjedhur të bëhet provë për degën e Mjekësisë së Përgjithshëm duke qenë se është një ndër degët më të kërkuara. 

Provimit do t’i nënshtrohen të gjithë ata maturantë me mesatare mbi 8, ndërsa Kushi u shpreh se qëllimi i këtij testi piloti është që më pas të vihet në zbatim edhe për degë të tjera.