Afro brenda një javë gjatë kontrollit teknik të automjeteve, janë konstatuar 152 raste me abuzimin e kilometrazhit, të dhënat u përkasin të gjitha pikave të kolaudimit në Shqipëri.
Kjo risi nuk ka kosto ekstra, por është e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin e mjeteve. Tashmë në Shqipëri nuk do të ketë asnjë makinë me kilometra të ulura nga tregtarët, pasi automjetet do të kalojnë në sitën e kolaudimit dhe do të bëhet transparencë me kilometrat aktuale të cdo mjeti/ Tv Klan
