Monika Kryemadhi ka publikuar certifikatën personale të bashkëshortit të saj Ilir Metës, për të cilin SPAK përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar informacione për ndryshimin e emrit.
Kryemadhi shkruan se Partia e Lirisë do publikojë vetë çdo dokument, duke i ardhur në ndihmë SPAK. Siç mund të shihet në çertifikatën personale të publikuar nga Monika për ish-presidentin emri është "ILIR" kurse mbiemri "METAJ".

"Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”, shkruan Kryemadhi.