Petrit Vasili është shfaqur i shqetësuar pasi SPAK-u ditën e sotme ka nisur hetimet për Ilir Metën. Vasili nuk i ndal akuzat ndaj SPAK-ut e cila sipas tij është vendosur në krah të mafias së inceneratorëve.
"Për inceneratorët SPAK është me pushime. Del në punë vetëm për “gjeneralitetet” e Ilir Metës. Punon SPAK, punon! Ja dhe një provë tjetër e punës së madhe të jashtëzakonshme edhe në kulmin e vapës! Kerkon “Gjeneralitetet” e Ilir Metës ne mes te gushtit, firmos edhe nga jashte pa qene ne zyre, se keto janë direktivat më madhore që kanë marrë nga Tao Tao, per te prodhuar lajme shashka.

Bashkë me SPAK mori fund përfundimisht edhe reforma në drejtësi. SPAK vetëdeklaroi asgjesimin dhe shndërrimin në zorrën qorre të Edi Ramës duke u vendosur qartësisht në shërbim të hapur mafies së inceneratorëve. SPAK u vendos ne krah te Mafias se Inceneratoreve dhe te antiligjit”, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.