Ilir Meta, ka komentuar nga Jala nisjen e hetimeve të SPAK ndaj tij. Meta tha se nuk ka dijeni dhe se nuk është i interesuar për këto hetime. Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha të çlirohet drejtësia e kapur, dhe organet e reja të zgjidhen nga populli ashtu siç ndodh në SHBA.
“Unë nuk kam qenë bashkëpunëtor i regjimit të Kristaqit. Nuk më intereson se për çfarë hetojnë. Unë kam 30 vite që jam nën hetim që kur jam futur në politikë. Unë që në moshën 22-vjeçare kam qenë nën hetim. Më kanë kërcënuar që të largohesha nga Shqipëria. Unë nuk e di se çfarë hetojnë ata. Të hetojnë çfarë të kenë dëshirë. Unë jam këtu përballë jush, siç janë ata përballë regjimit të Ramoviçit. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë”, tha Ilir Meta.