Saliu paralajmëron mosbindje civile: Protesta të dhunshme? Nuk do jenë gudulisëse, por...

Sali Berisha deklaroi për mediat se aksioni opozitar do të vijojë me protesta, por dhe me mosbindje civile.

Duke folur nga Pogradeci Saliu u shpreh se nuk bëhet fjalë për dhunë, por mosbindja civile nuk është as “gudulisëse”. 

Gazetari: A do jetë e dhunshme? 
Berisha: Do të vijojë me të gjitha format e protestave përfshirë edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisje nuk është...