Rama ndodhet jashtë Shqipërisë, takon djalin e miliarderit George Soros, ai do të...

Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros, ka publikuar pak më parë një foto me kryeministrin Edi Rama. 

Të dy ndodhen në Austri ku u mbajt forumi europian Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”. Siç shihet edhe në foto Soros ka një miqësi të hershme me Ramën, pasi është edhe një mbështetës i nismës “Open Ballkan”. 

Kujtojmë se Aleks prej kohësh është zv. president i fondacionit që drejton i ati i tij, “Open Society”.