Fitoreeee! Kampioni Florian Marku çon në “peshë” zemrat e Shqiptarëve në “Air Albania”

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mbrojtur titullin duke arritur fitoren në përballjen e sotme ndaj boksierit meksikan Miguel Parra. Ndeshja ka qenë tepër e fortë, ku të dy boksierët janë rrëzuar në tokë gjatë 10 raundeve të plota, si dhe kanë pësuar dëmtime duke u gjakosur.
Por gjyqtarët e ndeshjes ia kanë dhënë fitoren boksierit shqiptar Florian Marku, i cili ka arritur kështu të mbrojë titullin “WBC Silver” duke ngritur edhe një herë në qiell "flamurin më të bukur në botë, kuqezi".

"Shumë po thoshit që është boksier i dobët. E patë të gjithë. Meksikanët janë të fortë, nuk ishte e lehtë”, është shprehur Marku në fund të ndeshjes.