Pas takimit me Ramën/ Nuk ndalen çmimet njëra pas tjetrës, Luiza Gega sot shpallet...

Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Bulqizës. Mbledhja e jashtëzakonshme është mbajtur sot dhe Këshilli Bashkiak me vota unanime i ka dhënë kampiones së Evropës titullin më të lartë.
“U zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme pjeserisht online e Këshillit Bashkiak Bulqizë ku i pranishem ishte edhe kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla dhe u miratua në mënyrë unanime, dhënia e titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë Znj. Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë”, thuhet në njoftim. 

Atletja shqiptare doli e para në garën 3000m me pengesa në Kampionatin Europian që u mbajt në Gjermani. Nga metri i parë deri te i fundit, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majën e Europës. Pas triumfit Luiza Gega u nderua nga Edi Rama në një ceremoni madhështore në Kryeministri.