Zotohet Lefter Maliqi: O e bëjmë këtë vend o ikim fare, me Metën e Berishën e rrëzojmë Ramën...

Ish deputeti i PD-së, Lefter Maliqi i quan qesharake akuzat ndaj Ilir Metës për të cilin SPAK ka hapur një hetim. Maliqi siguron se dyshja “Berisha-Meta” do ta bëjnë realitet rrëzimin imagjinar të Edi Ramës nga qeveria.
“E njoh mirë Metën. Akuzat janë farsë e radhës. Rama është manjak pushteti. Janë rritur çmimet ndërsa pagat janë që në kohën e Sali Berishës", vijoi Maliqi. 

"O do bëhet ky vend ose i bie të ikim. Po nuk pati ndryshim në shtator tetor edhe unë do iki. Ky të puth dorën e të mpin gjakun. Rama është frikacak se vetë ai e di fundin. Rama e di shumë mirë që bashkimi Rama-Meta e rrëzon. Ilir Meta e Berisha ia dinë dobësitë Ramës, po Meta ka natyrën impulsive dhe do të vrasë dy zogj me një gur. Zogun e Tiranës dhe lakuriqin, zogun me qafë të rrjepur të Surrelit”, thotë Maliqi.