"Ka marrë vulën”/ Rama publikon foto nga punimet në Bypass-in e qytetit të...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga punimet që po zhvillohen për Bypass-in e Gjirokastrës. Krahas fotove Rama shkruan se ky bypass ka marrë gjithashtu edhe vulën e UNESCO-s.
Vula e UNESCO-s do të hapë rrugën për çlirimin e zonës historike nga makinat, duke i dhënë gjithnjë e më përparësi këmbësorëve. 

"Me kantierin e bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s dhe do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat, duke i dhënë gjithnjë e më përparësi këmbësorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama