Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pasi ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për Ilir Metën i cili më pas sulmoi kreun e SPAK, Arben Krajën duke e quajtur "spurdhjak". Diplomatja amerikane shkruan se “të pushtetshmit që mendonin se janë të paprekur, tani janë të shqetësuar”.
"Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim. 

Më herët zyrtarë të Shtëpisë së Lirisë, sulmuan kreun e SPAK, Arben Kraja, duke thënë: "Beni, ky hetuesi i komunizmit i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”.