Nga Taulant Balla, Veliaj deri te babai i Dua Lipës/ Kush ishin VIP-at në ndeshjen e Florian Markut...

Ndeshja e Florian Markut, mblodhi në stadiumin “Air Albania” tifozë të shumtë të boksierit shqiptar, por të pranishëm kanë qenë edhe figura të showbizit, sportistë e politikanë.
Në mesin e VIP-ave në "Air Albania" është vënë re babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, reperi Noizy, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministrja e Sportit, Evis Kushi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ish-presidenti Bamir Topi. Vlen të theksojmë që kryeministri Edi Rama mungonte në stadium për shkak se ndodhet në një vizitë pune në Austri.

Boksieri kuqezi, Florian Marku ka mundur me vendim unanim të arbitrave meksikanin Miguel Parra, duke fituar për rrjedhojë titullin WBC, ndërsa është mbajtës edhe e IBF. Pas 10 raundeve shumë të luftuara, boksieri shqiptar Florian Marku konfirmoi formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.