Edi Rama sot pret në Kryeministri zyrtarin e lartë, ja axhenda e takimit...

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyra pranë kryeministrisë bën me dije se ai do të pritet nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia e pritjes përpara Kryeministrisë, ndërsa në orën 10:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp. 

Kujtojmë që ditën e djeshme Edi Rama ishte për një vizitë zyrtare në Austri ku mori pjesë në forumin europian Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”.