"Realizova ëndrrën, fitova në një stadim plot me shqiptarë”, Florian Marku: Deri sa të...

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Boksieri shqiptar fitoi titullin “WBC Silver Interim Welter” në stadiumin “Air Albania“.
Pas fitores me vendim unanim kundër meksikanit Parra, Marku është shprehur se bëri realitet ëndrrën e tij për t’u ndeshur në një stadium të mbushur me shqiptarë. 

"Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak. Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Sot kam shënuar golin më të bukur në karrierë në “Air Albania”, tha Florian Marku.