Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë. Rama bën me dije se të gjithë ata fermerë që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 300 mijë lekë të vjetra për çdo hektarë.
"Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkruan Rama.