Ilir Meta i bëri thirrje sot Edi Ramës që të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë në Shqipëri, për sa kohë Moska nuk ndryshon qëndrim lidhur me luftë në Ukrainë. 

Meta kërkoi hetim të sulmit ndaj ushtarëve në Gramsh nga ana e dy rusëve dhe një ukrainasi që dyshohen se janë të përfshirë në një rrjet spiunazhi.
“Problemi është që ushtria jonë ëshë në një gjendje shumë të rëndë dhe këtë e kam të faktuar. Megjithatë jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s dhe përshëndësim avionët B52 që do tregojnë një mision solidariteti. Duhet të përfitojmë nga ky rast që të reflektojmë dhe të mësojmë. E ftojmë kryeministrin Edi Rama të ndalojë hyrjen e shtetasve rusë, për sa kohë Rusia do nuk do ndryshojë qëndrim në lidhje me Ukrainën”, tha Meta, i cili kohët e fundit është shfaqur në krah të Sali Berishës.