Nga kampi veror i Jalës, Ilir Meta u shfaq i merakosur teksa tha se që nga dita që ka lënë postin e Presidentit të Republikës, ka rënë 8 kg nga pesha trupore.
Meta tha se në javët që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga rruga e pabesisë, por nuk e specifikoi se për çfarë bëhet fjalë. 

"Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kilogramë, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës. Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk hip dot nëpër male", tha Meta.