Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon vënien në dispozicion të formularit të vetëdeklarimit të Metës, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.
Struktura e Posaçme argumenton se formulari kërkohet në funksion të një hetimi që ka nisur, pas një procedimi penal Nr. 122, të vitit 2022 për Ilir Metën. 

Po cila është padia që ka shtyrë SPAK të vërë nën hetim Ilir Metën? Në një reagim për mediat, SPAK bën me dije se hetimet po kryen në kaudër të kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri. SPAK nuk ka dhënë më shumë detaje, ndërsa thekson se hetimet po vazhdojnë. 

Në qershor të këtij viti, Valteri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.