Dita e sotme ka qenë një ditë feste, sa i përket sportit shqiptar dhe yjeve që po shkëlqejnë në Europë e Botë duke fituar medalje e duke ngritur lart flamurin “kuqezi”. Gjatë mesditës, Luiza Gegës, kampionës së Europës në garën 3000 metra me pengesa, iu bë një pritje madhështore.
Kryeministri Rama i puthi duart në shenjë respekti, ndërsa pak orë më vonë në zyrë kryeministrit i ka shkuar “Albania King”, Florian Marku. Marku ditën e enjte ka ndeshjen e madhë në “Air Albania” përballë boksierit meksikan Parra për titulli WBC. 

Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.