Kryeministri Rama vlerësoi kampionen e Atletikës, Luiza Gegën në ceremoninë që u mbajt në nder të saj, duke i dhuruar Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike. Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se “Luiza nuk mund t’i trembet shtatlartësisë së tij të kotë”.
Rama u shpreh më tej se Shqipëria i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë sesa vendet e tjera. 

"Të jesh kampione eurpiane në një vend që pistën e parë normale të atletikës e ka ndërtuar tani, do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive, asnjë distancë me këdo qoftë para teje, nuk të pengon që të ngjitesh në majë dhe të paguash sfilitjet e gjakut, të lotëve dhe djersës. Nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund ta shpërblejë Luizën për atë që i dha vendit tonë. Kjo mendalje është bërë për figura të larta shtetërore, këtë do të merrte Çurçilli jo ti, por ty të takon. Duke t’u lutur që të vish këtu, pa iu trembur shtatlartësisë sime të kotë, se mua më rrofshin gjithë këto centimetra, unë e di që ti je trime dhe nuk, trembesh", tha Rama duke qeshur.