“Mbreti shqiptar”/ Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas fitores së Florian Markut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar menjëherë në Facebook, pas fitores së kampionit shqiptar Florian Marku në “Air Albania”. 

"Mbreti shqiptar”, shkroi Edi Rama teksa postoi fotografinë e Florian Markut me “flamurin më të bukur në botë, kuqezi”. Mesa duket Rama i solli fat boksierit shqiptar i cili dy dite para ndeshjes zhvilloi një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë.

Pas një ndeshje shumë të fortë dhe të përgjakshme në ring, Florian Marku mposhti me pikë 95-92 meksikanin Miguel Parra.