Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ambientet e transformuara rrënjësisht të rezidencave studentore të Universitetit Bujqësore të Tiranës.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka postuar disa foto, krah së cilave shkruan se në rezidencat e reja studentore do të akomodohen 2 mijë e 200 studentë. 

"Rezidencat e reja studentore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku do të akomodohen 2 mijë e 200 studentë”, shkruan Rama.