Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë ka marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare, për mesazhet e tij.
Por si zakonisht, Edi Rama ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, siç shihet dhe nga fotot e postuara nga vetë kryeministri shqiptar i cili ka një shpirt artistik të veçantë. Shkak këtë radhë u bë kravata e tij, e cila të jepte përshtypjen e disa "vaginave" shumëngjyrshme. 

Ky lloj dizajni i kravatës së veçantë të kryeministrit Rama duket se e kishte marrë frymëzimin nga një prej figurave të artit të Amerikës së Veriut të shekullit 20, Georgia O'Keeffe, disa nga të cilat, evokojnë organin gjenital femëror. Të shumtë kanë qenë liderët të cilët e kanë pyetur Ramën për simbolin e kravates të cilën ka dizenjuar vetë.