Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës tha se kandidati i PS për kryeqytetin do të duhet të bëjë një fushatë konkrete në kryeqytet, duke hequr dorë tanimë nga projektet e mëdha, dhe duke shkuar aty ku kërkon qytetari, derë më derë.
Xhemal Qefalia foli për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe deklaroi se tanimë, kryetari i bashkisë, nënkryetari të gjithë drejtoret e bashkisë janë në terren për të parë problematikat e se çfarë duhet të përmirësohet në mandatin e ardhshëm.