Meta: Le të kërkojnë në të gjitha bankat e botës, s'do gjejnë asnjë para në emrin tim, SPAK-u mori...

Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishës.
Meta tha se SPAK le të kërkojë gjithë bankat e botës, por nuk do të gjejë asnjë para në emrin e tij apo transaksion të dyshimtë. 

"I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës, s'do gjejnë gjë. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen", tha Meta