Hapet provizorisht një tjetër rrugë e re/ LAJM I MIRE nga Qeveria Rama: Asfaltohet aksi...

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në rrugën Palasë-Dhërmi, e cila është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Balluku u shpreh se rruga është hapur në mënyrë provizore javët e fundit të sezonit për të lehtësuar trafikun. 

"Aksin Palasë-Dhërmi kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore këto javë të fundit, për pushuesit. Rruga është pjesë e infrastrukturës së zonës. Do të ndihmojë që mos të kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur deri tani në rrugën nga Palasa deri në Dhërmi. Të gjitha ata që do aksesojnë zonën e Dhërmiut do përdorin këtë rrugë. Kjo rrugë parashikohet të lidhet me daljen e tunelit të Llogarasë. Fakti që kjo rrugë do lidhet me daljen e tunelit e bën akoma më të rëndësishme. Është një rrugë që ka akoma punë për të bërë”, u shpreh Balluku.