Kryeministri Edi Rama sot është takuar me Florian Markun, boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore. Në një bisedë me Florian Markun, të cilin e priti në zyrën e tij në kryeministri, Rama nuk kurseu batutat ndërsa mori disa dhurata simbolike.
Kryeministri sqaroi se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar.

Rama: Më ke sjellë ndonjë palë doreza boksi apo jo? 
Marku: Të kam sjellë një dorezë të vogël të firmosur, janë 2 ftesa dhe të pres. Është simbolike… 
Rama mesazh të rëndësishëm: "Të enjten me 25 gusht, nuk jam fizikisht këtu, por duhet të shkoni të mbështesni Florianin. Është WBC me një nga Meksika. Do jetë spektakël, por janë 10 ndeshje para spektaklit. Të vrapojmë të marrim biletat se kemi miq që duan të bëjnë boks. Nuk bëjnë dot, por të paktën të shohin".