Teksa prej ditësh, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve europian në Shqipëri, sot është ndalur tek një tjetër kontinent. Sipas Ramës këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar.
Ndërkohë nga Kanadaja sipas Ramës ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë. 
 
"Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike", shkruan Rama.