Ilir Meta nën hetim nga SPAK/ Gazetari pyet Ramën, kryeministri jep përgjigjen e papritur...

Kryeministri Rama ka refuzuar të komentojë nisjen e hetimet të SPAK ndaj Ilir Metës në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Rama ka thënë se ka parim që mos flasë kurrë për politikën e brendshme në prani të miqve që vijnë nga jashtë.
"Nuk flas kurrë në prezencë të miqve nga jashtë që na nderojnë për çështje të politikës së brendshme. Ky është parimi im”, tha Rama. 

SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.